Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps, me ç’rast u ritheksua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net.
“Kosova dhe Belgjika kanë bashkëpunim të shkëlqyer në rrafshin politik dhe ekonomik. Mirëpresim mbështetje nga shteti belg edhe në procesin e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare dhe në agjendën integruese evropiane”, theksoi me këtë rast Hoxha, transmeton Koha.net.
Ambasadori jorezident i Belgjikës për Kosovën, Francois Bontemps ka theksuar se Kosova dhe Belgjika kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme diplomatike. Ai ofroi mbështetje në procesin integrues të Kosovës, aspektet e veçanta të prioriteteve të zbatimit të MSA-së dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe agjendën evropiane.
-
Hoxha në Belgjikë garanton se qytetarët e Kosovës s’do të keqpërdorin liberalizimin
-
Kosova merr përkrahje të fuqishme nga Luksemburgu për liberalizimin e vizave
-
Holanda përkrah Kosovën në procesin integrues
-
Belgjika do të vazhdojë të jetë partner i Kosovës në të gjitha fushat
-
Belgjika premton vazhdimin e mbështetjes për Kosovën