Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, jo rezident në Kosovë, François Bontemps dhe shefin e zyrës në Prishtinë, Jean Louis Servais, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Në takim, Haradinaj falënderoi për përkrahjen që shteti i Belgjikës i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme që nga pavarësia dhe shtetndërtimi si dhe proceset integruese, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu, Haradinaj e njoftoi ambasadorin për prioritetet e Qeverisë, me fokus sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.
Nga ana e tij, ambasadori Bontemps e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke theksuar se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat.
-
Haradinaj takon ambasadorin bullgar në largim
-
Kryeministri Haradinaj u takua mbrëmë në Bruksel me bashkatdhetarët
-
Kryeministri belg: Shpresoj që Kosova të vazhdojë të shënojë progres në marrëdhënie me BE-në
-
Holanda i ofron ndihmë Kosovës në zhvillimin ekonomik
-
Haradinaj shpreh mirënjohje ndaj Bullgarisë për mbështetjen e dhënë për Kosovën