Bruksel, 17 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë në Belgjikë.
Diaspora kosovare në Belgjikë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se mbështetja për diasporën do ta ndihmojë zhvillimin e vendit dhe do ta forcojë rrugën e Kosovës drejt integrimeve.
“Në përgatitje për takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit këtu në Bruksel, është e pashmangshme të mos takojë edhe njerëzit tanë që e duan dhe jetojnë me atdheun e tyre”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Nesër në Bruksel i diskutojmë tri tema, ndër to edhe liberalizimi
-
Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës
-
Haradinaj e Bërnabiq në Bruksel, a do të takohen?
-
Kryeministri Haradinaj para nisjes në Bruksel, takon presidentin Thaçi
-
Kryeministri belg: Shpresoj që Kosova të vazhdojë të shënojë progres në marrëdhënie me BE-në