Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot do të jetë në Bruksel që të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.
Mirëpo atje është edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila tashmë ka zhvilluar takime me zëvendës presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.
Se a do të takohen kryeministri kosovar dhe homologia e saj që ndodhen në Bruksel, një gjë e tillë, sipas RTK-së, nuk është njoftuar nga asnjëra palë.
Sido qoftë, kryeministri Haradinaj ditë më parë ka thënë se nuk e ka problem të takohet me Bërnabiqin dhe të diskutojnë për tema të ndryshime që i përkasin të dyja vendeve.
Kujtojmë, se në këtë takim pritet të diskutohen çështjet aktuale të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe procesi i harmonizimit të politikave dhe legjislacionit me BE-në.
-
Një ditë pas Haradinajt, në Bruksel shkon Bërnabiq e Serbisë
-
Brnabiq në Bruksel flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi
-
Federica Mogherini mbledh nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor
-
Haradinaj do ta ftojë kryeministren serbe ta vizitojë Kosovën në prill
-
Haradinaj përgëzon ekipin negociator të Kosovës për “paraqitjen e shkëlqyer në Bruksel”