Kryeministri Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se nesër krerët e institucioneve të Kosovës do të udhëtojnë në Bruksel për t’u takuar me krerët e Bashkimit Evropian.
Ai tha se në takimin e nesërm janë tri tema që do të diskutohen: marrëdhëniet kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, liberalizimi i vizave dhe dialogu mes Kosovës e Serbisë, raporton KsP.
Haradinaj u shpreh se në këtë takim ka mundur të jenë prezente edhe opozita, por që mund të jenë herën tjetër.
Kryeministri ka ripërsëritur se nuk e sheh veten pjesë të dialogut duke thënë se dikush duhet t'i kryej punët e shtëpisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri sqaron se në Bruksel sot do të bisedohet për liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës
-
Hoti tregon temat që do të bisedohen në Bruksel
-
Pas shtyrjes së Samitit, Haradinaj në Paris “shkon për liberalizim vizash”
-
Haradinaj pret që në Samitin e Berlinit të marrë sinjalin për liberalizim të vizave
-
Haradinaj: Kosova nuk po trajtohet si duhet nga Brukseli