Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se takimi në Berlin ka ndodh mes delegacioneve teknike të dialogut Kosovë-Serbi, që siç tha ai, nuk është i fshehtë meqë i njëjti është thirrur nga zyra e kancelarës Merkel.
Ndërkohë ka bërë të ditur se Samiti i Parisit nuk do të mbahet, por tha se atje do të shkojë të lobojë për liberalizimin e vizave.
"Një takim ka ndodh i delegacioneve teknike të dialogut, i kam informuar partnerët e koalicionit dhe ndërkombëtarët, nuk është takim i fshehtë, nuk është i fshehtë kur të thirr zyra e kancelarës Merkel", ka thënë Haradinaj sot para strukturave të AAK-së në Fushë Kosovë.
Kryeministri përmendi prapë çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën tha se është punë që do ta kryejë.
"Nuk jam prej atyre që heqin dorë, po mendojnë që është larg, në Gjermani më kanë thënë po. Do të shkoj edhe në Paris për këtë. Edhe pse Samiti i Parisit është shty, atje do të shkoj për liberalizim të vizave", tha Haradinaj.
Gjatë këtij takimi të strukturave të AAK-së, aderuan disa të rinj, në mesin e tyre ishin disa nga Kosova Lindore, raporton KosovaPress.
-
Haradinaj: Liberalizimi në pranverë, shtyrjes i kontribuoi edhe vonesa e formimit të institucioneve
-
Prapë premton Haradinaj, në dhjetor thotë bëhet liberalizimi i vizave
-
Haradinaj në “Fol Hapur”, thotë se nuk ia la në dorë dialogun presidentit Thaçi
-
Haradinaj: Franca u bind për viza, kemi punë me Holandën
-
Haradinaj në Paris për viza