Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar Sekretarin e shtetit për Azil dhe migracion në Belgjikë, Theo Francken, të cilin thotë se e ka siguruar se qytetarët e Kosovës nuk do ta keqpërdorin liberalizimin e vizave.
Në këtë takim, sipas njoftimit, Hoxha me Franckenin diskutuan për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, si dhe kërkoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Pasi e njoha Z. Francken me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, fokus i diskutimit ishte liberalizimi i vizave dhe kërkesa për mbështetjen e Belgjikës në te gjitha instancat e institucioneve përkatëse”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se të gjitha kushtet e vëna për Kosovën janë plotësuar, andaj edhe “presim rekomandim pozitiv dhe përkrahje nga vendet mike si Belgjika”.
Në njoftimin e MIE-së thuhet se “Hoxha u fokusua në njoftimin e Sekretarit të shtetit sa i përket gjendjes aktuale të migrimit të qytetarëve në Belgjikë, masat legjislative që ka marrë Kosova për të ndaluar migrimin ilegal dhe siguroi Sekretarin e shtetit se qytetarët e Kosovës nuk do ta keqpërdorin liberalizimin e vizave”.
-
Belgjika premton mbështetje për Kosovën në liberalizimin e vizave
-
Hoxha: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për liberalizim
-
Polonia konfirmon përkrahjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave
-
Hoxha: Liberalizimi i vizave është në zonën e debateve të zjarrta
-
Ministrja Hoxha në Bruksel, zhgënjim për vonesat në liberalizimin e vizave