Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjeve mes Kosovës me Kanadanë dhe Turqinë për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se me këto marrëveshje qytetarët që kanë leje qëndrim në shtetet përkatëse nuk kanë nevojë të hynë në provime plotësuese apo teste.
Sveçla ka paralajmëruar se së shpejti pritet të finalizohet edhe marrëveshja mes Kosovës e Gjermanisë për patentë shoferë.
"Pas një angazhimi të gjatë pres që të përmbyllet me sukses këtë javë me njohje reciprokeve të patetëntë shfoerëve me Republikën Fderale të Gjermanisë", tha Sveçla.
Ndërkohë në mbledhjen e Qeverisë po ashtu është miratuar propozim-vendimi për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli Evropian i BE-së ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve bjelloruse të ndërlidhura me regjilin e Aleksandar Lukashenkos.
Në parim kanë marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve financiare për IPA 2021 dhe IPA 2022, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Këto marrëveshje do të sigurojnë zbatimin e programeve vjetore dhe IPA 2021 parasheh përfitimin e 63,96 milion euro për projekte investive në vendin tonë dhe 70,25 milionë nga IPA 2022.
Edhe
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen e patentë shoferëve
Edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III), ka marrë miratimin në mbledhjen e sotme. Kjo marrëveshje do të sigurojë krijimin e bazës ligjore që Kosova të ketë qasjen në këto fonde.
Po ashtu u themelua Këshilli Organizativ i manifestimit “Epopeja e UÇK-së”.
Në këshill organizativ janë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si kryesues, ndërsa anëtarë janë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, komandanti i FSK-së, gjeneralejtenent Bashkim Jashari, po ashtu drejtori i Agjencisë për menaxhim të komplekseve memoriale në Kosovë, ndërsa janë ftuar Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe organizatat e shoqëritë civile, që të dërgojnë përfaqësues.
-
Kosova e Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për njohje reciproke të patentë shoferëve
-
Sveçla: Jemi në fazën finale të njohjes së patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania
-
Themelohen ekipe të veçanta për mbështetjen e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe të Automjeteve
-
Sllovenia miraton ligjin që njeh patentë shoferët e Kosovës