Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka thënë se mirëpret hetimet që po bëhet për dyshimet për dallavere lidhur me rezervën shtetërore, por ka shprehur bindjen “që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje me ligjet përkatëse, planin përkatës dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to”.
Të premten, drejtori i Departamentit për rezervat shtetërore, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit të integrimeve evropiane, Irfan Lipovica, në këtë ministri, bashkë me sipërmarrësin Ridvan Muharremi, u arrestuan nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore.
Në një reagim të Ministrisë në Facebook, është thënë se mirëpriten hetimet, por MINT-i ka kërkuar hetime edhe për “përpjekjet për keqinformim”.
“Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe kordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”, thuhet në reagim.
MINT-i ka kërkuar nga mediat “që të përmbahen nga deklarime të pakonfirmuara nga ministria dhe siguron se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi”.
Edhe
Dy zyrtarë të MINT-it e një biznesmen arrestohen nën dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore
Në fund, MINT-i ka thënë se është e përkushtuar ta rrisë Rezervën Shtetërore.
-
Prokuroria interviston biznesmenin e dyshuar për përfshirje në rastin e rezervave shtetërore
-
Lirohen për t'u mbrojtur në liri tre të arrestuarit për aferën e rezervave shtetërore
-
Si e implikon Prokuroria Qeverinë në rastin e rezervave shtetërore
-
Avokati: Biznesmeni Muharremi u angazhua direkt nga ministrja Hajdari