Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lirohen për t'u mbrojtur në liri tre të arrestuarit për aferën e rezervave shtetërore

Dy zyrtarët e Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica dhe Haviz Gara si dhe biznesmeni,Rdvan Muharremi, janë liruar nga paraburgimi pasi më 18 gusht ishin arrestuar si të dyshuar për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore.

Këtë vendim e ka marr Gjykata e Apelit, pasi që ka pranuar ankesat e mbrojtësve të të arrestuarve.

“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve I.L., av. Durim Osmani dhe av.Feim Alaj, H. G., av. Bekim Kelani dhe R.M., av.Mahmut Halimi, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023 i datës 19.08.2023, ashtu që të pandehurve I.L., H.G .dhe R.M., ju ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit lirohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri, sot me datë 31.08.2023.”, thuhet në aktvendimin e Apelit.

Gjykata Themelore në Prishtinë u kishte caktuar atyre nga një muaj paraburgim, një ditë pasi ishin arrestuar.

Arrestimi i tyre kishte ndodhur pasi që media online Nacionale kishte raportuar se Muharremi ka qenë ndërmjetës në blerjen e vajit dhe miellit për rezervat shtetërore. Sipas këtyre raportimeve, ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, ka bërë presion tek zyrtaret që të paguajnë paratë edhe pa u pranuar malli.

Hajdari për këtë çështje ishte deklaruar pas arrestimit të tyre. Ajo kishte mbrojtur zyrtarët e arrestuar e për biznesmenin Muharremi kishte thënë se nuk e di se si ndërlidhet me këtë rast.

Edhe Një muaj paraburgim tre të dyshuarve për dallavere me rezerva shtetërore Arbëri Një muaj paraburgim tre të dyshuarve për dallavere me rezerva shtetërore

Hajdari kishte pranuar se në qershor sivjet MINT-i ka njoftuar Avokaturën Shtetërore për inicim të procedurës gjyqësore se “3 për qind e furnizimit total me rezerva shtetërore në vitin 2022 është vonuar”.

Vendimi