Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka bërë të ditur të mërkurën se ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore të produkteve të naftës me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror.
Për këtë arsye, kjo ministri ka vendosur që të bëjë rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera disiplinore.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse. Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës. Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 eurocentë për litër”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtrishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse. Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ministria.
{gallery}
-
Qeveria ua kufizon fitimet naftëtarëve
-
Qeveria vendos masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës
-
S’ka marzhë fitimi: Prej sot, çmimi i naftës caktohet prej tregut
-
MINTI e zgjat edhe për 30 ditë masën për kufizimin e çmimeve të derivateve
-
MINT-i vendos çmimet maksimale për të dielën, nafta 1.86€ për litër e benzina 1.49€