Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ua kufizon fitimet naftëtarëve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka kthyer marzhën e fitimit për produktet e naftës.

Siç thuhet në njoftimin e MINT-it, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, ndërsa me pakicë deri 12 centë për litër.

Vendimin, MINT-i e ka arsyetuar me periudhën kur bashkëatdhetarët janë në Kosovë.

“Ky vendim ka për qëllim parandalimin e çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkatdhetarët tanë janë të pranishëm në atdhe, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si dhe për të mënjanuar çrregullimet tjera në treg”, thuhet në njoftim.

Ministria ka thënë po ashtu se bazuar nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës është vënë re se ka pasur mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.

Kjo masë nga Ministria ka qenë në funksion në disa raste muajve të fundit.

Edhe Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët Ekonomi Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

Një litër naftë aktualisht në Kosovë shitet në çmim prej 1.43 eurosh mesatarisht.

Vendimi i MINT-it është marrë në ditën kur Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm ligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet bazë.