Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po merret në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka konfirmuar Prokuroria të martën.
Në njoftimin për media thuhet se ajo po intervistohet në cilësinë e dëshmitares.
“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në komunikatë.
Ministrja Rizvanolli nuk është deklaruar për media pas intervistimit nga Prokuroria Speciale.
Avokati i saj, Artan Qerkini, tha se kanë paralajmërim nga Prokuroria që nuk mund t'i shpalosin detajet e hetimit.
-
Ministrja Rizvanolli intervistohet në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale
-
Pas Hajdarit, edhe Lipovica paraqitet për intervistim për rastin e rezervave
-
Prokuroria kërkon urdhër gjyqësor për paraqitjen e Kurtit
-
Kurti ftohet sërish për dëshmi nga Prokuroria, insiston që prokurorët t’i shkojnë në zyrë
-
Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale