Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të cilët kanë qenë zë i fuqishëm në kundërshtimin e emërimit të noterëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë, duke kërkuar një rishikim të plotë të këtij procesi.
Gjatë këtij takimi, Haxhiu ka përgëzuar përfaqësuesit e shoqërisë civile për insistimin dhe konsistencën e tyre në pengimin e “këtij procesi të komprometuar dhe të dyshimit”, i cili duhet të kthehet në pikën zero.
Sipas saj, ka qenë pikërisht reagimi i shoqërisë civile ai i cili ka bërë që kundër këtij procesi të dalin edhe një numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtyre organizatave falënderuan ministren Haxhiu për angazhimin e saj në trajtimin e çështjes së noterëve dhe njëherësh kërkuan që urgjentisht të fillojë rishikimin e gjithë këtij procesi.
Ministrja, pasi ka dëgjuar shqetësimet dhe rekomandimet e secilit nga këta përfaqësues lidhur me procesin e noterisë, u premtoi se shumë shpejt do të fillojë rishikimi i gjithë procesit dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për ta kthyer këtë proces në pikën zero.
-
Haxhiu këtë javë synon ta kthejë procesin e emërimit të noterëve në pikën zero
-
Certifikohen 56 noterë, Haxhiu premton konkurs të ri, përfshirë edhe në veri
-
Pas 5 vjetëve organizohet provimi për noterë
-
Haxhiu paralajmëron se “shumë shpejt” do të organizohet provimi për noterinë
-
Haxhiu: Vendimi i Apelit i hap rrugë shpalljes së konkursit për noterë