Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu paralajmëron se “shumë shpejt” do të organizohet provimi për noterinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar një vendim për të formuar Komisionin për Dhënien e Provimit të Noterisë.

Haxhiu ka thënë se shumë shpejt do të mbahet provimi i noterisë.

“Sapo nënshkrova Vendimin me anë të së cilit formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë. Shumë shpejt do të organizohet Provimi për Noterinë i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë. Problemi me mungesën e noterëve në komuna, do të zgjidhet shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e Haxhiut në Facebook.