Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë sot certifikatat për 56 kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Noterisë.
Ministrja ka bërë të ditur se së shpejti do hapen konkurse për noterë të rinj për vende tjera, mes tyre edhe ne veriun e vendit.
Haxhiu ka deklaruar se është vet dëshmitare e përpjekjeve të shumta për ndërhyrje.
Por sipas saj pavarësisht asaj çfarë është thënë, provimin e noterisë e kanë kaluar ata që e kanë merituar.
Ministrja e Drejtësisë, ka thënë se ky proces ishte transparent krahasuar me atë të vitit 2019.
“Të nderuar kandidatë që keni dhënë provimin e noterisë, sot jemi pas një rrugëtimi të gjatë ka kohë shumë komuna kanë mbetur pa noterë, procesi i vitit 2019, ndërhyrje nga brenda e jashtë gjithandej”, ka theksuar Haxhiu.
Edhe
Pas 5 vjetëve organizohet provimi për noterë
Sipas saj Gjykata Kushtetuese kishte thënë se ai proces ka qenë i ligjshëm. “Do donim që ai proces të anulohej në tërësi. Më duket e padrejtë ndaj jush sepse ju i jeni nënshtruar një procesi me akuza se ka qenë e vështirë”, tha tutje Haxhiu, duke iu kërkuar që t’i shërbejnë sistemit të drejtësisë me nderë.
“Nga 437 kandidatë jeni ju vetëm ata diku 56 kjo sepse komisioni ka vendosur standarde të larta, andaj sot ndjehem krenare sepse ky proces ka qenë më meritor e transparentë ndonjëherë”, ka shtuar Haxhiu. /EO
-
Haxhiu paralajmëron se “shumë shpejt” do të organizohet provimi për noterinë
-
Haxhiu insiston se respektuan procedurat: Dorëheqjet si ministra i kemi dhënë me kohë
-
Rreth 150 juristë të rinj i shtohen sistemit të drejtësisë
-
Katër gjyqtarë dhe kryesuesja e bordit të OSHP-së dorëhiqen për t’u bërë noterë