Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim pune me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Me këtë rast ajo i shprehu asaj falënderime të veçanta për mbështetjen që Franca i ka dhënë finalizimit të pavarësisë energjetike të Kosovës në ENTSO-E.
“Me ambasadoren Butel diskutuam mbi zhvillimet politike në Kosovë e rajon, dhe e falënderova përzemërsisht në emër të Kosovës dhe KOSTT-it për përkrahjen e fuqishme që Franca i ka dhënë finalizimit të pavarësisë energjetike të Kosovës në ENTSO-E.”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefja e diplomacisë kosovare shprehu gatishmërinë e Kosovës për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve. “Ndava me znj.ambasadore vullnetin tonë për të lartësuar marrëdhëniet tona, si në nivel akoma më të lartë dypalësh, dhe në drejtim të integrimit EuroAtlantik”, tha ministrja.
Ambasadorja Butel ndërkaq, ka theksuar se Franca do të vazhdojë t’i jep mbështetje të vazhdueshme Kosovës për shtetndërtimin dhe forcimin e vlerave demokratike.