Gjashtë vjet, pas miratimit të Planit Rregullues për lagjen “Mati 1” në bazë të të cilit janë dhënë afro 100 leje ndërtimi për objekte kolektive, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ngre padi ndaj Komunës së Prishtinës me arsyetimin se ajo ka dhënë leje kundërligjshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Por, drejtues të Komunës së Prishtinës pohojnë se Ministria... është ajo e cila tash po vepron kundërligjshëm, pasi që ajo nuk e kishte shfrytëzuar të drejtën që ia kishte dhënë ligji për ta çuar lëndën në gjykatë, brenda 30- ditësh më 2012, në kohën kur Kuvendi Komunal e kishte lënë në fuqi vendimin për Planin Rregullues të kësaj lagjeje.
Ata kanë sqaruar se fjala është për Planin Rregullues, i miratuar në kohën e para vitit 2014 para se të merrte mandatin qeverisja aktuale e Komunës, nën drejtimin e Shpend Ahmetit. Ndërkohë, që gjysma e lejeve ndërtimore janë dhënë në kohën e ish-qeverisjes komunale dhe pjesa tjetër në kohën e qeverisjes aktuale.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Banorë të 2- ndërtesave kontestojnë Planin rregullues për zonën e tyre
-
Ministria paralajmëron masa ndaj Komunës për deponinë në Matiçan
-
Aliu: 352 mijë ndërtime pa leje në nivel vendi
-
Rriten kërkesat për legalizimin e objekteve pa leje
-
Legalizimi i ndërtimeve në Prishtinë, Komuna dhe ndërtimtarët fajësojnë njëra-tjetrën