Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë njofton për sulmin ndaj ushtarëve letonezë në Zubin-Potok

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë në faqen e saj në Twitter ka raportuar se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armësh në veri të Kosovës të dielën.

“Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe NATO_KFOR kanë nisur hetimet”, thuhet në postimin në Twitter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë mbrëmjes të së dielës, afër një patrulle të KFOR-it ka pasur të shtëna, nga të cilat nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t'ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje të KFOR-it.