Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dëshiron të sqarojë opinionin publik se, shkrimi i botuar nëpër disa portale “Ministria e Kulturës harron Ditën e Librit” është i pavërtetë dhe tendencioz.
Shkrime të tilla të paverifikuara, sipas kësaj Ministrie, nuk janë në dobi as të librit dhe as të opinionit publik.
“Ministria e Kulturës e ka shënuar Ditën e Librit të premten e kaluar me një aktivitet të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me ç' rast ministri Kujtim Shala shpërndau libra për lexues. Aktiviteti i shënuar të premten, ka qenë publik, prandaj një keqinformim i tillë është tendencioz, dhe më së paku në dobi të librit”, thotë kjo Ministri në reagimin e saj dërguar mediave.
“MKRS- ja, me politikat e veta, ka ndihmuar në vazhdimësi librin, duke e rritur buxhetin dhe duke subvencionuar autorët, botuesit dhe bibliotekat. Po ashtu, ne po punojmë që të themelojmë agjencinë e librit dhe të promovimit të kulturës, si mekanizëm, i cili do t'i zhvillojë dhe avancojë më tutje politikat e librit”, potencohet më tej në reagim.
Më poshtë keni njoftimin për shënimin e Ditës Botërore të Librit: