Ministria e Drejtësisë, në një konferencë për media, ka promovuar projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, por që ky projektligj s’mund të miratohet pasi që Kuvendi është i shpërndarë e në prag të zgjedhjeve të reja.
Në momentin kur shpërndahet Kuvendi, të gjitha nismat ligjore u kthehen sponsorizuesve.
Ministri Selim Selimi në prezantimin e këtij projektligji ka thënë se ky është lajm i mirë për qytetarët, e në veçanti për bizneset.
Ai ka shtuar se janë adresuar edhe vërejtjet dhe sugjerimet lidhur më këtë çështje.
Kryesuesi i grupit punues për themelimin e Gjykatës Komerciale, Florian Dushi ka thënë se Gjykata Komerciale, e cila do të trajtojë çështjet komerciale, është një hap shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.
-
Qeveria miraton Projektligjin për Gjykatën Komerciale
-
Kurti për Gjykatën Komerciale: Ky Ligj do të ketë ndikim ekonomik tejet pozitiv
-
Gjykata Komerciale po shihet si e domosdoshme, kërkohet të përcaktohet lokacioni e pagat e gjyqtarëve
-
Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale
-
Ligji për Gjykatën Komerciale pritet që të miratohet në janar të 2022-ës