Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për formimin e Gjykatës Komerciale. Paraprakisht Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë ka thënë se ministria i ka kushtuar vëmendje të veçantë Gjykatës Komerciale dhe ka hartuar projektligjin për këtë.
Sipas saj, trajtimi i lëndëve komerciale ka dëmtuar ambientin e të bërit biznes pasi që ka zgjatur me vite të tëra dhe ka lindur ideja për këtë që të formohet një gjykatë e tillë.
“Themelimi i gjykatës do të krijojë vende të reja të punës” ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu dërgon në qeveri projektligjin për Gjykatën Komerciale
-
Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale
-
Ministria e Drejtësisë promovon projektligjin që s’ka ku ta miratojë
-
Projektligji për Gjykatën Komerciale pritet të dërgohet këtë muaj në Qeveri
-
Nis puna për themelimin e gjykatës komerciale