Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të këtij viti.
Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe agrobizneseve. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.
Ndryshe, afati për aplikim për grante investive ishte paraparë të mbyllej sot më 20 gusht.
Artikuj të ngjashëm
-
Zgjatet sërish afati për aplikim për subvencione
-
Zgjatet afati për aplikim për subvencione për kulturat bujqësore
-
Ministria e Bujqësisë zgjat afatin për aplikim për subvencione
-
Hapet thirrja për aplikim për subvencione në bujqësi
-
Ministria e Bujqësisë kritikohet për vonesa në hapjen e aplikimit për mbështetje në programin për zhvillim rural