Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shtyrjen e afateve për leje dhe licenca në bujqësi dhe pylltari

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka marrë vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve procedurale për marrjen dhe vazhdimin e lejeve dhe licencave për zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar në fuqi që ndërlidhen me fushën e hortikulturës, produkteve për mbrojtjen e bimëve, plehrave, farërave, blegtorisë, pylltarisë, verëtarisë dhe shërbimeve këshilluese për bujqësi.

Sipas njoftimit për media, ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të parashtruesve të kërkesave, pas marrjes së masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 dhe shpalljes së emergjencës për shëndetin publik nga Qeveria e Kosovës.

Pikat e vendimit:

1. Shtyhen përkohësisht afatet procedurale për marrjen dhe vazhdimin e lejeve dhe licencave për zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar në fuqi që ndërlidhen me fushën e Hortikulturës, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve, Plehrave, Mbrojtjes së Bimëve, Farërave, Blegtorisë, Pylltarisë, Verëtarisë dhe Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi.

2. Shtyrja e përkohshme e afateve nga pika 1 i këtij vendimi bëhet me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të parashtruesve të kërkesave, pas marrjes së masave për parandalim të pandemisë së Coronavirusit COVID-19 dhe shpalljes së emergjencës për shëndetin publik nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

3. Shtyrja nga pika 1 dhe 2 të këtij vendimi vlen nga dita e nxjerrjes së Vendimit nr.01/07, datë 11.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Edhe Mustafa merr vendime të reja drejt përshpejtimit të pagesave të granteve Arbëri Mustafa merr vendime të reja drejt përshpejtimit të pagesave të granteve

4. Obligohen të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

5. Zyrtarët nga pika 4 e këtij vendimi, të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim do të ndëshkohen në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Sipas njoftimit, vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.