Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi u taku sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në këtë takim u bisedua për futjen në listë të benificioneve punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik ne institucionet shëndetësore, ashtu si janë mjekët dhe infermierët.
Po ashtu u bisedua edhe për kthimin i këtyre punëtorëve nën ombrellën e shtetit, siç kanë qenë para se të privatizohen.
Në një komunikatë për media nga SPSPK thuhet se ministri Zemaj u zotua se kërkesën e sindikatës do ta shqyrtojë së bashku me kryeministrin Hoti dhe të gjejnë një vendim adekuat.
Artikuj të ngjashëm