Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Në njoftimin për media nga ky takim, bëhet e ditur se me këtë rast ministri e njoftoi ambasadorin britanik për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Theksohet po ashtu se ai është duke shikuar mundësitë e forcimit të agjencive të zbatimit të ligjit brenda MPB-së, në përmirësimin e situatës së përgjithshme, sa i përket zbatimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit.
Ministri Sefaj falënderoi ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme të institucioneve të Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tej.
Ambasadori Ruairi O’Connell e uroi për detyrën e re ministrin Sedaj dhe ritheksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kontribuar edhe më tej në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit.
-
Mustafa kërkon mbështetjen e Britanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
-
MPB e sheh të nevojshme mbështetjen britanike për Policinë e Kosovës
-
Britania, e gatshme të vazhdojë ndihmën për sistemin prokurorial të Kosovës
-
Sefaj priti në takim një delegacion të lartë të policisë britanike
-
Sefaj e O’Connell diskutojnë për aktualitetin politik në Kosovë