Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka biseduar lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Gashi vuri në dukje se MPB-ja dhe agjencitë e saj janë duke u angazhuar që të zbatohet ligji në tërë territorin e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, sidomos sa i përket angazhimit të dy policive të të dyja vendeve, kur dihet se është e nevojshme mbështetja e përvojës së policisë britanike për Policinë e Kosovës.
Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell,theksoi se është e rëndësishme intensifikimi i bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe institucioneve të Kosovës.
-
Mustafa kërkon mbështetjen e Britanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
-
Gashi priti në takim ambasadorin e Norvegjisë
-
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar të angazhuara ta luftojnë ekstremizmin e dhunshëm
-
OSBE konfirmon mbështetjen për sigurinë në Kosovë
-
Sefaj priti në takim një delegacion të lartë të policisë britanike