Me kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është marrë sot vendimi për pezullimin e përkohshëm nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil të Kosovës për pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë.
“Ky vendim është marrë si domosdoshmëri për zbatimin e bazës ligjore në fuqi, si dhe njoftimit të marrë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të datës 03 mars 2021, për masat e ndërmarra ndaj këtyre zyrtarëve, të cilët dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.
Vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet përgjegjëse.
Zyrtarët e pezulluar ishin arrestuar gjatë muajit shkurt nën dyshimin për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
-
Peci reagon një ditë pas intervistimit si i dyshuar, thotë se ka vepruar në interes të publikut
-
Policia jep detaje për bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë
-
Bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, ministri Peci intervistohet si i dyshuar
-
Peci përfundon intervistimin
-
Peci e Hoxha po intervistohen rreth dyshimeve për fabrikën për mbetje shtazore