Një takim i rrallë politik ka ndodhur të premten në Kosovë. Tre ish-ministra i kanë shkuar në takim një ministri aktual për të diskutuar për proceset zhvillimore. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar për takimin me tre ish-pararendës të tij Rrustem Berishën, Haki Demollin e Anton Qunin.
“Eksperienca e lidershipit ministror, krahas eksperiencës akademike dhe profesionale ushtarake është shumë e rëndësishme në proceset tona aktuale zhvillimore. Sot, pata kënaqësinë të pres në zyren time, ish-ministrat e mbrojtjes, pararendës të mi, Rrustem Berishën, Haki Demollin dhe Anton Qunin. Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në të gjitha fazat e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke vlerësuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka thënë Mehaj për takimi.
Ai ka thënë se janë pajtuar që takime të ngjashme për interesa nacionalë të zhvillojnë edhe në të ardhmen.
Takime të tilla me ministra nga parti të ndryshme nuk janë të shpeshta në Kosovë. Ka pasur raste kur ministrat në largim as që kanë pranuar të dorëzojnë detyrën te ministrat e rinj.
Rrustem Berisha i AAK-së dhe Anton Quni i LDK-së ishin ministrat e parë të Mbrojtjes. Berisha pati marrë detyrën nga Haki Demolli i LDK-së që ishte ministër i Forcës së Sigurisë.
-
Mehaj në Hagë: Fitorja do t’i takojë UÇK-së
-
Haradinaj viziton ministrin e Mbrojtjes: Ushtria dhe siguria e vendit nga bashkojnë
-
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet në Kosovë me nderime ushtarake
-
Mehaj takon ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit, ua kërkon njohjen e Kosovës
-
Maqedonci merr detyrën: Synojmë forcimin e ushtrisë e anëtarësimin në NATO