Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ministrat e mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Azerbejxhanit dhe Libisë, sot ishin të ftuar në drekë pune nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Turke, gjeneral Yasar Guler.
Mehaj ka shkruar në Facebook se në këtë takim diskutuam për mjedisit e sigurisë globale si dhe kërcënimet dhe rreziqet që e cenojnë këtë mjedis, krahas mekanizmave për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm.
“Gjithashtu, në këtë diskutim shumë konstruktiv, ndër të tjera , kërkova nga ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit që nga autoriteti i tyre të shprehin ndikimin e duhur në qeveritë dhe autoritetet politikëbërëse dhe vendimmarrëse të shteteve të tyre, në njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve ndërshtetërore në të gjitha fushat”, ka shkruar ai./KSP
-
Mehaj vlerëson lart pjesëmarrjen në konferencën e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës
-
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet në Kosovë me nderime ushtarake
-
Kosova synon marrëveshje ushtarake me Turqinë
-
KMDLNJ - Mehajt: Ku do t’i strehosh 5 mijë refugjatët nga Ukraina
-
Mehaj takon shefin e NATO-s: Kosova e gatshme të strehojë 5 mijë refugjatë ukrainas