Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Mehaj, i cili në Bruksel ka marrë pjesë në takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku morën pjesë 54 shtete, ka bërë të ditur se Stoltenbergut ia ka shprehur gatishmërinë që në çdo kohë në Kosovë të strehohen 5000 refugjatë ukrainas.
“Mes të tjerash Stoltenberg gjatë fjalimit të tij tha se nuk kemi kohë për të humbur, dhe se përmes shpejtësisë së veprimeve tona do të shpëtojmë jetë. Jam plotësisht dakord me këtë, andaj edhe gjatë takimeve që bashkë Gjenerallejtënant Jasharin kisha me Stolterberg, Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ministren e Mbrojtjes së Letonisë, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në NATO , Visho Ajazi Lika edhe një herë shpreha gatishmërinë tonë si Qeveri e si Ministri e Mbrojtjes që në çdo kohë të strehojmë 5000 refugjatë ukrainas, e po ashtu të ofrojmë mbështetjen përmes trajnimit të ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme. Si një shtet që jemi përballur me një agresor të tillë me mentalitet okupues e gjenocidal, e kuptojmë shumë mirë luftën e popullit ukrainas për liri, e gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm që ka faktori ndërkombëtar në këtë mes, ndihma që mund të shpëtoj jetë e t'i jep fund terrorit.”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai ka shtuar se Kosova është me popullin ukrainas dhe do të ofrojë “çdo ndihmë që është brenda kapaciteteve tona”.
-
KMDLNJ - Mehajt: Ku do t’i strehosh 5 mijë refugjatët nga Ukraina
-
Mehaj takon përfaqësues të NATO-s, ofron ndihmë për trajnim të ushtarëve ukrainas
-
Mehaj vlerëson lart pjesëmarrjen në konferencën e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës
-
Kosova pjesëmarrëse në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu