Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, është takuar në selinë e NATO-s me ambasadorin e Britanisë së Madhe në këtë institucion, David Quarreyn dhe me përfaqësues tjerë.
Mehaj ka shprehur gatishmërinë që FSK-ja të ofrojë ndihmë për Ukrainën, duke trajnuar ushtarët ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materialeve të rrezikshme.
“Nikoqir i delegacionit të Republikës së Kosovës në selinë e NATO-s ishte Ambasadori i Britanisë së Madhe në NATO, shkëlqesia e tij, z. David Quarrey. Në takim me ambsadorin Quarrey, diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, zhvillimit të Republikës së Kosovës në sektorin e sigurisë, bashkëpunimin e ngushtë që si shtet e ushtri e kemi me Mbretërinë e Bashkuar, dhe drejtimet ku mund të thellojmë bashkëpunimin, e po ashtu diskutuam për raportin që kemi me NATO-n e KFOR-in, si trupa partnere të FSK-së e organe të rëndësishme këshilluese e mbrojtëse të sigurisë. Ndër të tjerash shpreha po ashtu gatishmërinë që si shtet, si Ministri e Mbrojtjes përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës të ofrojmë ndihmë për Ukrainën, duke trajnuar ushtarakë ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
-
Mehaj takon shefin e NATO-s: Kosova e gatshme të strehojë 5 mijë refugjatë ukrainas
-
FSK-ja e gatshme t’i ofrojë trajnime ushtrisë maqedonase
-
Mehaj vlerëson lart pjesëmarrjen në konferencën e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës
-
Kosova pjesëmarrëse në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
-
Plani i NATO-s për mbështetjen ushtarake për Ukrainën