Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës priti Komandantin e NATO-s për Europë, biseduan për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes ka takuar sot gjeneralin Tod D. Wolters që njëherit është edhe komandant suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR).

Berisha ka thënë se gjeneralin Wolters e ka njoftuar me aktivitetet e Ministrisë që ai drejton dhe me zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Berisha është shprehur se gjeneralin e ka njoftuar për përbërjen multietnike të FSK-së.

“Gjithashtu njoftova gjeneralin se FSK-ja është ushtri multietnike dhe profesionale, e gatshme për të ofruar e siguri në vend, por bashkë me partnerët tanë edhe në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Ministri Berisha.