Ministri i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës, Bejtush Gashi, është shprehur optimist që në fund të vitit 2018 qytetarëve të Kosovës do t’u hiqet regjimi i vizave.
“Tani është vështirë të parashikohet. Fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me një vendim për liberalizimin e vizave. Të paktën nëse u referohemi deklaratave. Informacionet janë premtuese”, ka thënë Gashi për televizionin publik.
Gashi tha se arrestimi i Gjuriqit është kryer në bazë të ligjeve të Kosovës. “Ne do të veprojmë edhe në të ardhmen. Ai ka shkelur ligjet e Kosovës”, ka thënë ai.
Gashi ka folur investimet në veri. “Ne po punojmë që të krijojmë kushte të mira atje. Është situatë e re. Unë kam qenë atje dhe është situatë e mirë. Edhe ata janë qytetarë të Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosova ka avancuar shumë në gjendjen civile. “MPB ka kryer punë shumë dhe kriteret janë plotësuar të gjitha që i kanë takuar MBP-së”, ka thënë ai.
-
Hoxha, e bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza këtë vit
-
Gashi: Tash janë plotësuar kushtet për heqjen e masave
-
Bislimi: Arritëm ta zhbllokojmë procesin e liberalizimit të vizave
-
2020-ta i gjen kosovarët pa liberalizim, Reka s’jep afat por shprehet optimist
-
Pacolli: Liberalizimi i vizave ndodh brenda këtij viti, nuk ka asnjë tërheqje të njohjeve