Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar sot gjimnazin”Skerderbeu”, në Kaçanik, në të cilin po mbahej Testi i Arritshmërisë, me nxënësit e klasave të nënta, të kësaj komune. Me këtë rast, ministri i shoqëruar nga kryetari i komunës, Besim Ilazi, kanë takuar Këshillin Drejtues të këtij gjimnazi, me të cilët biseduan rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor në këtë institucion dhe për zhvillimet në arsim në komunën e Kaçanikut.
Në këtë takim, ministri Bytyqi tha se Testi i Arritshmërisë është një mundësi e mirë që nxënësit të dëshmojnë të arriturat e tyre gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët, ndërsa tha se pret rezultate të mira nga ky test.
Ai gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe shkollën fillore “Idriz Seferi”, ku po ashtu takoi Këshillin Drejtues të shkollës, me ç’rast shprehu përkushtimin e Ministrisë së Arsimit për të krijuar kushte dhe ambient të mirë në shkolla.
-
Kërkohet përmirësimi i kushteve për fëmijët me nevoja të veçanta
-
Bytyqi premton investime në shkollat e Rogovës
-
Drejtuesit e shkollave të shqetësuar, nxënësit e dobët po dalin më mirë në Test të Maturës
-
Drejtuesit e shkollave të shqetësuar, nxënësit e dobët po dalin më mirë në Test të Maturës
-
Ngrihen dyshime për vlefshmërinë e Testit të Arritshmërisë