Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta, me të cilët bisedoi rreth përmirësimit te cilësisë se arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovës.
Sipas një komunikate të MASHT-it, në këtë takim, përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta e informuan ministrin Bytyqi për gjendjen aktuale në institucionet apo shoqatat që ata përfaqësojnë dhe që merren me personat me nevoja të veçanta, për vështirësitë e problemet që ata kanë në jetën e përditshme.
Ai theksoi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për të bërë maksimumin për kushte sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me shoqatat dhe qendrat burimore, që të ofrojë mbështetje për çdo nevojë që kanë brenda mundësive tona si ministri.
Bytyqi gjithashtu tha se me angazhimin e 100 asistentëve të rregullt sipas kërkesave të komunave, si dhe iniciativa për angazhimin e studentëve vullnetarë për të punuar me fëmijët me nevoja të veçanta, tregon synimin tonë që të bëjmë më të mirën e mundshme për këtë kategori të shoqërisë sonë.
Ministri Bytyqi theksoi edhe nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit me donatorët, të cilët vazhdojnë të shprehin interesim që të mbështesin arsimimin dhe përmirësimin e kushteve të personave me nevoja të veçanta.
-
Bytyqi: Të përkushtuar që të gjithë fëmijët të përfshihen në arsimim dhe edukim
-
Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për asistentë
-
Bytyqi takon përfaqësuesit e studentëve pas gjendjes së krijuar nga përjashtimi nga EQAR
-
Bytyqi thotë se kushtet e mira për parashkollorët lehtësojnë punën me nivelet tjera arsimore
-
Bytyqi e njofton KE-në për gjendjen në arsim