Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Beqaj në SHBA takoi kongresmenë amerikanë

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë vizitës në SHBA sot ka pasur takime të rëndësishme me kongresmenë amerikanë dhe udhëheqës të lartë të NATO-s, njofton kumtesa ministrore, transemton Koha.net.

Beqaj në Kongresin Amerikan u takua me kongresmenët, Pittinger Anderholt, Mike Turner dhe senatorët Inhofe, Wicker, Rounds. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Presidenti i Asamblesë së NATO-s, Paulo Alli dhe Admiralin Par Walsh.

Tema të diskutimit në takime ishin sfidat dhe integrimi i Ballkanit në proceset veriatlantike.

Ai më këtë rast deklaroi se në takim ka theksuar ndikimin gjeopolitik në zhvillimin e vendeve të Ballkanit dhe rëndësinë e procesit të integrimit evropian.

“Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe duhet të ketë rezultate konkrete, si dhe të mos bllokohet anëtarësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Involvimi i SHBA-ve është i pashmangshëm për të zgjidhur kontestet në Ballkan”, ka thënë Beqaj.