Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mehaj në vizitë zyrtare në SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në SHBA, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes në Pentagon dhe të Departamentit të Shtetit, është njoftuar nga Ministria.

Gjatë vizitës njëjavore, sipas Ministrisë, Mehaj do të takohet me zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të Byrosë së Gradës Kombëtare Amerikane, të Këshillit Atlantit, Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, të Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Më pas ministri Mehaj do të marrë pjesë në Panairin e Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Në përfundim të vizitës, ministri Mehaj do të takohet edhe me përfaqësuesit e shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Artikuj të ngjashëm