Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten ka pritur ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, László Márkusz.
Ministri Abdixhiku e informoi atë për projektet që janë në proces në të dyja dikasteret si dhe planin Qeverisës.
Abdixhiku dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.
Ministri Abdixhiku e falënderoi ambasadorin hungarez për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ofron Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadorja suedeze premton përkrahje për Kosovën
-
Ambasadori Márkusz: Për Hungarinë, Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor janë pjesë të Evropës
-
Do të lejohet kthimi i organizuar i qytetarëve të Kosovës të mbetur jashtë kufijve
-
Kosnetti përkrah Abdixhikun në luftën kundër korrupsionit
-
MIA premton ndihmë për Prishtinën për “Rrugën A” dhe përfundimin e hartës zonale