Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett e ka përshëndetur luftën kundër korrupsionit, duke shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës, në realizimin e punëve të mira për Kosovën.
Këtë përkrahje ai e ka ofruar gjatë takimit të tij me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikun, të hënën, është bërë e ditur nga një komunikatë e ministrisë, transmeton Koha.net.
Sipas asaj komunikate, Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin amerikan me planet e qeverisë sa i përket infrastrukturës dhe mjedisit.
Abdixhiku në të njëjtën kohë është zotuar se ministria që e drejton ai do të jetë transparente për të gjithë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosnett: SHBA-ja e përkushtuar të punojë me Kosovën për ta luftuar korrupsionin
-
Kurti: SHBA-ja është aleat e partner i pazëvendësueshëm i Kosovës
-
Kosnetti falënderon Osmanin për ofrimin e mbështetjes lidhur me refugjatët afganë
-
Vitia nuk përjashton masat e reja anti-COVID
-
Kosnett i shkon LDK-së në zyrë