Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten ka pritur në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.
Abdixhiku dhe Ahliny, në këtë takim njohës, diskutuan për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta.
“Mes të tjerash, Abdixhiku e informoi me planin e qeverisjes për ministrinë që ai drejton, projektet me prioritet dhe vendosmërinë për transparencë të plotë të proceseve”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.
Ambasadorja suedeze tha se do të vazhdojnë përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës, për çka ministri shprehu mirënjohje.
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku priti në takim njohës ambasadoren franceze
-
Ministri Abdixhiku i bindur se do të vazhdojë fryma e bashkëpunimit midis Hungarisë e Kosovës
-
Bislimi e falënderon Suedinë për përkrahjen e Kosovës
-
Britania dhe Suedia premtojnë përkrahje për Kosovën
-
Abdixhiku thotë se do ta respektojë çdo vendim të Këshillit të LDK-së, edhe për koalicione