Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë mbetur jashtë kufijve shtetërorë të vendit, dhe që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë tutje jashtë, duhet të kontaktojnë ambasadat e Kosovës përgjatë 48 orëve të ardhshme.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit do të lejojë - në mundësitë që ekzistojnë - kthimin e organizuar për rastet e evidentuara nga ambasadat tona. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, secili i kthyer do të qëndrojë i mbyllur në karantinë për një kohë të dhënë”, ka thënë Abdixhiku në një postim në Facebook.
Ai tha se kujdesi për qytetarët të ngujuar jashtë - në mënyrë të përgjegjshme, të organizuar dhe pa rrezikuar shëndetin publik në Kosovë - është obligim i institucioneve tona.
“Secili shtetas i yni ndërsa, që nuk ka urgjencë, mund të zgjasë afatin e qëndrimit jashtë. Sërish, për këtë luten t’i drejtohen ambasadave tona jashtë”, potencoi ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, në emër të ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufcës dhe Arben Vitisë, ministër i Shëndetësisë.
-
Kthehen në Kosovë 39 persona për t'u vendosur në karantinë, Abdixhiku thirrje të tjerëve të kontaktojnë ambasadat
-
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për stabilitet politik e përgjegjësi shtetërore
-
Abdixhiku: Kosova është e izoluar dhe e sanksionuar
-
Abdixhiku nga e mërkura nis takimet “për kapërcimin e izolimit dhe krizës”
-
Ministrja Haradinaj s’u jep kohë diplomatëve për kthim