Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot herët në mëngjes kanë kthyer në atdhe 39 qytetarë të Kosovës.
“Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, transmeton Koha.
Lexo edhe: Qytetarëve të mbetur jashtë Kosovës do t’iu mundësohet ardhja
Abdixhiku shkruan se “Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu - do të vazhdojë”.
“Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani. E falënderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë. Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë”, përfundon Abdixhiku.
LEXO EDHE: Qendra e Studentëve në Prishtinë shndërrohet në hapësirë karantine
-
Vetëm 24 persona janë vendosur në karantinë, nga mbi 100 të kthyer
-
Sot kthehen 120 qytetarë nga Turqia, në radhë po presin edhe 16 në Poloni dhe një në Liberi
-
Do të lejohet kthimi i organizuar i qytetarëve të Kosovës të mbetur jashtë kufijve
-
Rreth 3.000 qytetarë janë riatdhesuar gjatë pandemisë, 700 tjerë javën e ardhshme
-
150 qytetarë u kthyen nga Zvicra, vetizolohen