Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MIN: Ministri Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje

Në lidhje me spekulimit e orëve të fundit në media, sipas të cilave Ministri Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje, përmes një kumtese për medie e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, thotë se ministri Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, transmeton Koha.net.

Kumtesa thotë Beqaj është duke vazhduar punën e përditshme në realizm të objektivave, politikave dhe planeve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Beqaj dy ditët e fundit ka qëndruar për një vizitë jashtë vendit, thotë kumtesa nga MIN.

Sipas kumtesës, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e udhëhequr nga Beqaj po vazhdon punën me intensitet të shtuar karshi realizimit të planit të punës me synim përkrahjen e inovacionit dhe Ndërmarrësisë në shërbim të rritjes e ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës