Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Milatoviq: Mbështesim dialogun mes Serbisë e Kosovës, shpresojmë në shtensionim

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se Mali i Zi mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Milatoviq në konferencë për media pas samitit të sotëm në Podgoricë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, u pyet për refuzimin që e bëri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që Mali i Zi të jetë nikoqir i rundit të radhës së dialogut mes Kosovës e Serbisë.

“Ne mbështesim absolutisht dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë për një depërshkallëzim të tensioneve. Qëndrimi i Malit të Zi është i qartë, ne mbështesim dialogun”, ka thënë Milatoviq, raporton “Vijesti”.

Në Samitin në Podgoricë ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.