Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i ka quajtur çmenduri pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “Kroacia, Shqipëria e Kosovës janë duke planifikuar ta sulmojnë Serbinë”.
Vuçiq në një intervistë për “RTS” disa ditë më parë kishte folur për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës të arritur vitin e kaluar. Ai kishte thënë se po “planifikohet sulm ndaj Serbisë”.
“Unë e kam paralajmëruar një herë, më parë, se memorandumi i Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunim në fushën e ushtrisë, që e ka nënshkruar ministri, nuk është kurrfarë aleance ushtarake. Ja ku është ai, para dy ditësh, duke folur për një plan të Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë për ta sulmuar Serbinë. Ky është një njeri mjaft interesant. Si ta sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Mund të më besosh mua në fjalë, në fund të fundit unë vendos për këtë. Kjo nuk është mirë të dëgjohet, përveç që është e çmendur”, tha Milanoviq, transmeton “Index.hr”.
E Vuçiqi iu është kundërpërgjigjur Milanoviqit.
“Emri im është Aleksandar Vuçiq dhe jam president krenar i Serbisë. Nuk do të më përcaktojë presidenti kroat apo kushdo tjetër se çfarë do të them. Ne me ta duam dhe do të kemi paqe dhe marrëdhënie shumë më të mira, edhe pse më kanë thënë lloj-lloj gjërash të shëmtuara”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Bajina Bashta, transmeton “Danas.rs”.
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq thotë se ka frikë nga bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës e Kroacisë
-
Zagrebi zyrtar i reagon Vuçiqit për deklaratën lidhur me aleancën Kroaci-Kosovë-Shqipëri
-
Vuçiqi akuzon Kroacinë, Shqipërinë e Kosovën se formuan aleancë ushtarake kundër Serbisë
-
Kërcënim i ri nga Serbia