Adem Mikullovci, deputeti më i moshuar i legjislaturës së VI, për çka i takon kryesimi i seancës konstitutive të Kuvendit, i ka thënë KTV-së se nuk e ka ndërmend të thërrasë më vazhdim të seancës pa një marrëveshje paraprake.
“Nëse më thërret Sekretaria e Kuvendit e më thotë se PAN-i po kërkon seancë, sepse i ka votat për zgjedhjen e kryetarit, atëherë unë do ta thërras seancën, por pa asnjë marrëveshje, unë nuk do të thërras seancë”, ka thënë Mikullovci, derisa ka shtuar se po pret edhe një tjetër gjë.
“Po pres që të merren vesh edhe VV-ja e LDK-ja, e të shohim si të veprojmë”, ka thënë Mikullovci.
Deputeti i Vetëvendosjes ka pasur akuza të rënda për PAN-in.
“Loja e PAN-it është një lojë e ndytë. Të gjitha resurset shtetërore janë ndalë, është stopuar shteti e ata luajnë”, ka thënë Mikullovci.
-
Mikullovci: PAN-i duhet të tregojë nëse i ka numrat për ta thirrur seancën
-
Mikullovci thotë se ende nuk ka marrë kërkesë nga PANA për seancë
-
Mikullovci tregon se çfarë e ka ndërmend të bëjë me vazhdimin e seancës konstitutive
-
Beqa akuzon Vetëvendosjen, thotë se po e shantazhojnë Mikullovcin
-
Salla e Kuvendit në pritje të deputetëve, ende e paqartë nëse PAN-i merr pjesë