Herën e fundit kishte hyrë në sallën e njëjtë para 28 vjetësh. Deputeti i ri i Kuvendit, por më i vjetri në moshë, Adem Mikullovci, kthehet sërish në karriget e sallës ku në vitin 1989 Kosovës iu hoq autonomia që e kishte, me një vendim të Kuvendit të atëhershëm kur Mikullovci ishte deputet dhe votoi kundër heqjes së autonomisë.
Por, aktori i mirënjohur kosovar, i cili mori më shumë se 10 mijë vota në zgjedhjet e 11 qershorit në kuadër të listës së Vetëvendosjes, nesër për disa orë do ta udhëheqë seancën konstituive ku pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e rinj të Kuvendit.
Kjo detyrë Mikullovcit i takon pasi që është më i vjetri në moshë.
Ndonëse është 78 vjeç dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, Mikullovci tha se është përgatitur që nesër të drejtojë seancën konstituive.
“Nesër do të jem në Kuvend për të udhëhequr seancën”, tha Mikullovci për KosovaPress.
Sipas rregullores së Kuvendit, seancën konstituive do ta udhëheqë deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i ri.
Edhe
Mikullovci gati për të udhëhequr seancën konstituive
Ndihmëse e Mikullovcit do të jetë deputetja e koalicionit LAA, Teuta Rugova.
Për të bijën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kjo është hera e dytë që e ndihmon deputetin më të vjetër për të udhëhequr seancë konstituive.