Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mikullovci gati për të udhëhequr seancën konstituive

Deputeti më i vjetëri legjislaturës së gjashtë, Adem Mikullovci i Vetëvendosjes, tashmë është ulur në ulësen kryesore ku ulet kryetari i Kuvendit të Kosovës, për të udhëhequr seancën konstituive.

Sipas rregullores ai do ta udhëheqë seancën e Kuvendit të Kosovës pasi që është deputeti më i vjetër në moshë.

Mikullovcin do ta ndihmojë deputeti më i ri e që edhe në këtë legjislaturë është deputetja Teuta Rugova.

Adem Mikullovci është lindur në vitin 1939 ndërsa Teuta Rugova në vitin 1990.