Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, informon publikun se janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e segmentit Brezovicë-Prevallë. Andaj ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugorë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të asfaltimit të kësaj rruge në këtë pjesë. Gjatë kësaj kohe qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë tërësisht”, thotë MIA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë deri më 2 maj 2020.
MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.